Site icon Telegrafi

Këshilla e ARTË për grimin e vjeshtës

Është momentalisht profesionistja me më tepër ndikim në fushën e grimit. Pat McGrath prej vitesh krijon konceptin e grimit për sfilatat më të rëndësishme të Modës së Lartë si Givenchy, Dior, Prada, dhe realizon një sërë shërbimesh fotografike për Vogue.

Së fundi, ka bashkëpunuar me fotografin emblematik Patrick Demarchelier për një set fotografish, i cili përligj rregullën e artë për grimin e këtij sezoni: GOLD!

Për sytë apo për buzët, në formë buzëkuqi apo pudre, E ARTA është ngjyra që do t’ju bëjë të rrëzëlleni gjatë kësaj vjeshte, shkruan Anabel. Është një nuancë e cila përshtatet me sfondin e gjetheve të verdha e të kafta, pa ju lënë të humbisni në mes të zymtësisë së kohës.

Duke shfletuar fotot, do të mund të shihni fotografitë e kapura nga syri i artë i Patrick Demarchelier për Vogue. /Telegrafi/

 

Exit mobile version