Tek sfilata e Rebecca Minkoff: për një pamje më të gjerë sysh, konturojini ata. Kjo i bën më të thellë, ndërsa neutralizohet ngjyra rozë e të bardhave të syve.
Tek Oscar de la Renta, modeleve iu lyen buzët me vaj buzësh. Më pas u aplikua buzëkuq ngjyrë bezhë dhe përfundojini me pak vaj buzësh për shkëlqim. Rezultati: buzë të buta, gati për t’u puthur.
Ndajini flokët në 4 seksione dhe bëni 4 gërsheta të trashë. Spërkatini me llak dhe më pas lëshojini. Do të keni onde të buta, njëlloj si modelet në sfilatën e Jeremey Scott.
Si tek Rebecca Minkoff: lyejini thonjtë me një ngjyrë bojëqielli dhe vizatoni një vijë të drejtë. Aplikoni një shtresë manikyri të tejdukshëm, ende pa u tharë manikyrët poshtë dhe krijoni valëzimin e dëshiruar.
Tek sfilata e Marc Jacobs u përdorën produkte buzësh për lëkurë me shkëlqim. Aplikoni pak balsam buzësh tek mollëzat dhe kapakët e syrit. Përhapeni me gisht.
Tek Anna Sui flokëve iu dha stili i viteve ’60-70. Aplikoni pak shkumë tek flokët e lagur dhe pastaj, ndërsa i thani me tharëse, përdorni duart për t’i dhënë volum. Thajini kështu derisa flokët të jenë 80% të tharë. Lejoni ajrin të bëjë pjesën tjetër të punës.
Aplikoni manikyrin me një ngjyrë të ndryshme nga ajo e bazës me gishta, këshillon Anabel. Përfundoni me një shtresë manikyri të tejdukshëm.
Për buzë më të mëdha aplikoni shumë shtresa buzëkuqi në ngjyrë të kuqe, duke fshirë vijat natyrale të buzëve.
Për shkëlqim në gjithë lëkurën e trupit, përdorni sprej dhe krem hidratues.
Tek Dolce and Gabbana u përdorën kapsula Gold Flavo-Sil Tricomplex, të cilat hidratojnë lëkurën dhe fiksojnë grimin.
Tek Kate Spade, Deborah Lippmann përdori ngjitës të hollë të zi për të krijuar vija të drejta tek thonjtë. Për një rezultat më të mirë, aplikojeni ngjitësin kur manikyri nuk është tharë ende plotësisht. /Telegrafi/