Site icon Telegrafi

Kesha vazhdon të shokojë me deklaratat për abuzim

Historia mes Keshas dhe Dr. Luke po vazhdon akoma dhe të rejat e fundit janë shokuese.

Këngëtarja ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të informojë fansat se asaj i është kërkuar të ndryshojë deklaratën e saj në gjykatë në mënyrë që të jetë e lirë, transmeton Telegrafi.

Kesha ka thënë se i është kërkuar të përgënjeshtrojë akuzat për abuzim nga Dr. Lule dhe të kërkojë falje publikisht dhe për këtë ka marrë ofertë tunduese.

Por, kjo nuk ka bërë që ajo të kthehet mbrapa sepse ka vendosur që këtë çështje ta dërgojë deri në fund./Telegrafi/.

Exit mobile version