Site icon Telegrafi

Kesha tregon transformimin e fundit të flokëve

Kesha po eksperimenton me një pamje krejtësisht të re.

Këngëtarja e hitit “Praying”, 34 vjeç, së fundi ka ndërruar flokët e saj bionde platin, me një bob brun deri në mjekër me balluke.

Ajo fillimisht dha një aluzion për transformimin në fillim të këtij muaji, por tregoi pamjen përfundimtare në Instagram në fundjavë me një fotografi mahnitëse.

Ndërsa normalisht i mban flokët me dredha të gjata dhe të lehta, Kesha ka provuar në të kaluarën ngjyrat pastel dhe ylber.

Personaliteti shumëngjyrësh i yllit është gjithashtu para dhe në qendër të markës së saj të bukurisë Kesha Rose, të cilën ajo e lansoi në vitin 2019.

“Që kur mbaj maskë kudo, jam përpjekur t’i bëj sytë e mi të shkëlqejnë, pasi është e vetmja pjesë e fytyrës sime që njerëzit mund ta shohin. Më pëlqen të buzëqesh kur i kaloj njerëzit në një shëtitje”, ajo tha për Page Six Style në vitin 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version