Telegrafi

Kesha thotë se shumica e njerëzve e shqiptojnë keq emrin e saj

Kesha ka zbuluar se si ta shqiptojë saktë emrin e saj – dhe mund të habiteni.

34-vjeçarja mori pjesë në një trend në TikTok për të vendosur rekordin një herë e përgjithmonë, shkruan Mirror.

Këngëtarja e njohur prezantoi veten dhe shpjegoi se njerëzit shpesh e thonë emrin e saj gabimisht.

Videoja, e cila është shikuar më shumë se 1.7 milion herë, fillon me një vajzë duke thënë, “Më trego si quhesh, dhe pastaj më trego se si njerëzit e shqiptojnë gabim”, për të cilën Kesha zbulon se si duhet ta themi me të vërtetë emrin e saj.

“Emri im është Kesha. Keh-shuh. Jo Keisha. Jo Ketchup. Kesha”, thotë ylli .

Që nga postimi, videoja ka grumbulluar pothuajse dy milion pëlqime dhe mijëra komente nga fansat të cilët nuk mund të besonin se e kishin kuptuar kaq gabim. /Telegrafi/