Site icon Telegrafi

Kesha është ulur në dysheme gjatë ‘MTV VMA’ (Foto)

Kesha është detyruar të ulej në dysheme gjatë ‘MTV VMA 2017’, sepse nuk e kishte gjetur vendin e saj të lirë gjatë ceremonisë.

Këngëtarja 30-vjeçare ka postuar një fotografi ku shihet e ulur në dysheme, dhe ka shkruar: “VMA humbën vendet tona, kështu…”.

Ndryshe, Kesha doli në skenë gjatë kësaj ngjarje për të dhënë një mesazh të fuqishëm për vetëvrasjet, transmeton Klan Kosova.

“Duhet guxim i madh për të treguar anën e ndjeshme të qenies njerëzore. Dhe ne të gjithë kemi atë palë të prekshme”.

“Çfarëdo që po kaloni, sado e errët të duket, ekziston një e vërtetë dhe forcë e pamohueshme në faktin se nuk jeni vetëm”.

“Të gjithë kemi vështirësi. Dhe për aq kohë sa nuk heqë dorë nga vetja, drita do të thyejë errësirën”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version