Kesha dhe Sam Smith tërhoqën vëmendjen teksa morën pjesë në sfilatën e stilistit Christian Cowan gjatë Javës së Modës në New York.
Këngëtarja 37-vjeçare mahniti me një mini fustan të zi me bust dantelle dhe fund kadifeje, të kombinuar me çizme të zeza dhe një xhaketë lëkure vjollcë me lesh të zi.
Ajo e kompletoi pamjen me syze dielli dhe një çantë të personalizuar me emrin e këngës së saj “Joyride”, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Sam Smith, 32 vjeç, u shfaq elegant me një kostum të zi, xhaketë me printe të kuqe dhe mustaqe të stilizuara.
Ata ishin atje për të mbështetur të dashurin e Sam, Christian Cowan, me të cilin janë në një lidhje që nga viti 2022.
Sam, i cili doli si jobinar në 2019 dhe përdor përemrat ata/ato, ka qenë më parë në një lidhje me aktorin Brandon Flynn.
Ndërsa Kesha po shijon suksesin e rikthimit të saj muzikor me këngën “Holiday Road”, e cila i siguroi vendin e parë në Billboard për herë të parë në karrierë.
Ajo gjithashtu festoi 15-vjetorin e albumit të saj debutues ‘Animal’, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj artistik dhe ndikimin e muzikës së saj tek fansat. /Telegrafi/