Telegrafi

KESH mbyll tenderin për shitjen e energjisë

KESH po përfiton rreth 10 milion euro në muaj nga shitjet e energjisë. Gjatë janarit janë shitur 10 milion kilovatorë energji në ditë. E gjitha kjo po mundësohet nga situata e kënaqshme hidrike, e cila e shfaq treguesin pozitiv në hidrocentralin e Fierzës.

“Nivelet janë normale. Në Fierzë jemi në 287.6 metra. Me eksportet që po bëjmë mendojmë që deri në fund të muajit të ulemi me 1 metër, pra të shkohet në afërsisht në 286.5 metër dhe në fund të muajit shkurt mendojmë të shkojmë në 284- 285 metër sepse marsi parashikohet përsëri me shira” tha Stojku.

Aktualisht KESH prodhon 26 milion kilovatorë në ditë. Diferenca me eksportin, rreth 16 milion kilovatorë në ditë i shitet OSSH e cila furnizon tregun e brendshëm