Telegrafi

KESH, kuotat e HEC-eve mbi kaskadën e Drinit

Nga të dhënat e fundit, HEC-i i Fierzës është në kuotën e 290.76 metra, prurjet janë 1400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkohen 1076 metër kub ujë në sekondë.

Hidrocentrali i Komanit është në kuotën e 170.30 metrave, prurjet 1596 metër kub për sekondë, ndërsa vijojnë shkarkimet me 1912 metër kub ujë në sekondë.

Kuota e liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.50 metra, prurjet 2240 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 2365 metrave kub ujë në sekondë.

Kuota në liqenin e Ulzës është 127.70 metra, prurjet 900 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkarkimi kap kuotën e 1064 metrave kub ujë në sekondë. /BalkanWeb/Telegrafi/