Telegrafi

KESH: Energji për Kosovën edhe gjatë muajt prill

KEK-ut do t’i shitet për muajin prill gjithsej 25.920 megavat orë, ndërsa kompanive PPC dhe ATEL do t’i shiten përkatësisht 1.040 megavat orë dhe 26.400 megavat orë, ku në total për të gjithë muajin eksporti i energjisë do të jetë 53.360 megavat orë.

Shqipëria ka filluar që të eksportojë që në janar dhe para disa kohësh zvministri i Financave Florion Mima dhe si i Ekonomisë Eno Bozdo deklaruan se rënien e përgjithshme të eksporteve në Shqipëri për dy muajt e fundit e ka kompesuar pikërisht eksporti i energjisë elektrike i cili kohët e fundit është përmirësuar mjaft si sektor në sajë të priavtizimive dhe sjelljen e investitorëve të huaj janë shprehur ata.

Për këtë ditë në Shqipëri prodhohet 20.143 megavat orë energji dhe konsumohet 16.248 ndërkohë që pjesa e mbetur 3.895 eksportohet jashtë vendit. /Telegrafi/Ora News/