Telegrafi

KESH dhe KEK, të angazhuar për fuqizimin e bashkëpunimit

Tashmë dy Korporatat funksionojnë si një e vetme dhe takimi i punës ka shërbyer për të ripërtërirë zotimin dhe marrëveshjen që funksionimi i tillë do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim.

Ky bashkëpunim do të ndihmojë edhe më tej në realizimin më të lehtë të planit të prodhimit të energjisë elektrike dhe ofrimin e një shërbimi gjithnjë e më të mirë për konsumatorin.

Në takim po ashtu u arrit një marrëveshje që brenda një periudhe të shkurtër kohore të ftohet një takim rajonal i kompanive energjetike, për të ndërtuar një bashkëpunim edhe më të afërt dhe më domethënës në mes të vendeve fqinje në fushën e energjetikës.