Site icon Telegrafi

KESCO: Reduktime të ashpra për faj të KOSTT-it e KEK-ut

Qytetarët e Kosovës kanë kaluar fundjavën me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ndërprerje të rrymës ka pasur edhe pas mesnatës, kur konsumi i energjisë përgjysmohet dhe zakonisht në sistem ka teprica të energjisë për shkak të pamundësisë për të ndalur blloqet e termocentraleve, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo mungesë e energjisë elektrike është arsyetuar nga furnizuesi publik me energji elektrike, KESCO, me mungesën e prodhimit vendor, përkatësisht devijimet ditore të prodhimit të energjisë.

Gjithë kjo mungesë e energjisë po ndodh në kohën kur operatori i transmisionit, KOSTT, është në proces të vëzhgimit nga ana e ENTSO-s, pasi është në proces të anëtarësimit të KOSTT-it me të drejta të plota në këtë organizatë.

Reduktimet sipas KESCO-s kanë ardhur pasi KEK-u ka dështuar që të kthejë në punë njësinë B-1, siç kishte paralajmëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version