Site icon Telegrafi

KESCO digjitalizon komunikimin me secilin konsumator

Në kuadër të implementimit të vizisionit të KESCO-së, është lansuar sistemi IVR i komunikimit (përgjigje interakative përmes zërit). Kjo u mundëson konsumatorëve tanë që të kenë çasje në informata të rëndësishme që kanë të bëjnë me shërbimet e energjisë elektrike, vetëm duke thirr në numrin e KESCO-së pa pagesë 0800- 791 00 ku do të kenë mundësi të komunikojnë me zërin e autormatizuar përmes komandave të telefonit.

Sistemi IVR i KESCO-së është i lehtë në përdorim, i përshtatshëm dhe kursen kohën e çmuar të konsumatorëve tanë: duke e shtypur numrin e tyre identifikues, telefonuesit mund të kenë qasje në shumë informacione, duke përfshirë edhe obligimet për pagesë, ndërprerjet eventuale të energjisë, mirëmbajtjen e planifikuar, sikurse statusin a është i kyçur apo shkyçur konsumatori. Por, përmes këtij sistemi miqësor ofrohen edhe shumë shërbime tjera. Nëse një konsumator ka nevojë të flasë me ndonjë nga operatorët tanë në Qendër të Thirrjeve, dhe nëse në momentin e thirrjes të gjithë agjentët tanë janë të zënë, sistemi IVR i tregon telefonuesit se një nga agjentët tanë do t’i telefonojë atij posa të lirohet, duke ia kursyer kohën.

Për më tepër, në sistemin IVR, KESCO ka përfshirë edhe linjën emergjente #1999. Kjo linjë është e dedikuar vetëm për qëllime emergjente (si zjarri, aksidentet etj) dhe konsumatorët janë të obliguar ta përdorin këtë linjë vetëm për të raportuar çështje që kanë të bëjnë me rrezikim të jetëve dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga ekipet emergjente. Thirrjet jo emergjente nuk do të procedohen nga kjo linjë dhe konsumatorët do të ridirektohen tek Qendra e Thirrjeve në numrin 0800 791 00, prandaj ne i lusim konsumatorët tanë që të respektojnë këtë procedurë të rëndësishme në mënyrë që linja emergjente të jetë e lirë vazhdimisht për telefonuesit emergjentë.

Sistemi ynë i ri IVR është shembulli i fundit i zotimit të KESCO-s që të jetë 24/7 në shërbim të konsumatorëve me përkushtimin më të madh, që të përmirësohet kualitieti i shërbimeve tona dhe të rritet kënaqshmëria e konsumatorëve.

Exit mobile version