Site icon Telegrafi

KES-i kërkon që ministri Abrashi të vazhdojë mandatin

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka zhvilluar një takim me partnerët socialë, ku në mënyrë unanime me kërkesën e tyre u dakorduan që Abrashi të kryesojë Këshillin Ekonomik Social (KES) deri në qershor të këtij viti.

Gjatë këtij takimi ata u pajtuan që pas kësaj periudhe kryesuesi do të zgjidhet përsëri me konsensus, por nëse konsensusi nuk arrihet, atëherë do të vendoset me instrumentin e votës. Brenda kësaj periudhe do të shqyrtohen edhe çështje që i përkasin buxhetit të KES-it si dhe infrastrukturës ligjore.

Në takimin e sotëm u aprovua edhe raporti i punës njëvjeçarë të Këshillit Ekonomik Social. Po ashtu, u diskutua edhe për Ligjin e Punës, pensionet e parakohshme të minatorëve si dhe luftën kundër informalitetit.

Ndryshe, Këshilli Ekonomik Social ka diskutuar edhe për Kontratën Kolektive, për të cilën ata u angazhuan që kjo të gjejë zbatim jo vetëm në sektorin publik, por edhe në sektorin privat. /Telegrafi/

Exit mobile version