Ditët e fundit është raportuar se liqeni i Ohrit e ka kaluar krizën dhe tani niveli i ujit në liqen ka arritur mbi nivelin më të ulët të lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë çështje flet profesori Zdravko Kërstevski, njeriu i parë i Entit Hidro-Biologjik në Ohër, i cil për agjencinë META sqaron se duhet që t’u jepet fund improvizimeve dhe sjelljeve të papërgjegjshme.
Ai propozoj si zgjidhje më të mirë ndërtimin e një sistemi të përsosur rregullator në derdhjen e liqenit përmes lumit Drini i Zi, që kompania SHA ELEM të mos manipulojë me vendosjen e dërrasa si mjet rregullator.
Kërstevski thotë se me manovrime të këtilla shkaktohen dëme të mëdhaja, që shkakton vdekje të botës bimore dhe shtazore, bie cilësia e ujit të liqenit, ndërkaq janë të mundshme edhe pasoja tjera.
Profesor Kërstevski thotë se liqeni i Ohrit nuk duhet të bëhet akumulacion për prodhim të energjisë elektrike./Telegrafi/