Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry i tha presidentit rus, Vladimir Putin, në Moskë, se përpjekjet e tyre të përbashkëta, në lidhje me konfliktin sirian, kishin arritur disa përparime, por kishte ardhur koha për të trajtuar çështjen se kush do të sundojë Sirinë.
Ai ka thënë se Uashingtoni beson se aleanca e ngushtë e Moskës me presidentin sirian Bashar al-Assad, mund ta detyroj Damaskun për të bërë lëshime.
Kerry mbërriti në Moskë 10 ditë pasi Putini njoftoi se ka tërhequr shumicën e forcës ushtarake të Rusisë në Siri, një vendim që qeveritë perëndimore e shohin si një mundësi për të përparuar me bisedimet e paqes.
“Z. President, unë e di se ju keni ide dhe keni bërë tashmë një vendim shumë të rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së forcave tuaja në Siri, dhe gjithashtu kemi disa ide për mënyrën se si ne tani mund të bëjmë përparime efektive në Gjenevë dhe të fillojmë punën shumë serioze dhe të vështirë të tranzicionit”, ka thënë Kerry.
Ndërsa, Putini ka thënë se mund të arrihet një marrëveshje e përbashkët në bazë të së cilës do të mund të vazhdohet ne adresimin e barrierave të tjera.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë dy fuqitë e jashtme vendimtare për atë që do të ndodh në konfliktin civil pesë-vjeçar në Siri, transmeton kp.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë mbështetur grupet e armatosura që u ngritën kundër sundimit të Asadit, ndërsa Moska e ka bërë pozicionimin e saj me një fushatë ushtarake pesë-mujore në favor të Asadit.