Takimi i parë i sekretarit amerikan të shtetit John Kerry me Theresa May, e cila javën e kaluar mori postin e kryeministres së Britanisë së Madhe, është shënuar me një ngjarje interesante që kishte ndodhur pranë dyerve të zyrës së kryeministres në rrugën Downing.
Sekretari amerikan i shtetit ishte ndaluar para derës numër 10 për të pozuar para fotoreporterëve, por derisa po kthehej për t’u futur brenda rezidencës së kryeministres, ai nuk e kishte vërejtur se dera ishte mbyllur, dhe kështu për një çast pati një përplasje të lehtë, transmeton Telegrafi.
Ky moment nuk u ka shpëtuar kameramanëve të shumtë, të cilët filmuan momentin kur përplaset me derë, pasi me sa duket kishte menduar se ishte e hapur. /Telegrafi/