Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Bruksel me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili e uroi atë për hapjen e kapitujve negociues si dhe për politikat rajonale dhe bashkëpunim.
Vuçiq në selinë e BE-së është takuar edhe me ministrin e jashtëm austriak Sebastian Kurz, si dhe kryediplomatin e ri britanik Boris Johnson, transmeton Klan Kosova.
Ai poashtu do të ketë takime bilaterale me Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit Johannes Hahn si dhe përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.