Sekretari amerikan i Shtetit e ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump kundër pezullimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke thënë se ajo e ka bërë botën më të sigurt duke e ia pamundësuar Teheranit ndërtimin e armës bërthamore.
Presidenti i zgjedhur, Trump e ka kritikuar marrëveshjen me akuzën se ajo i ka dhënë shumë hapësirë Iranit, derisa ka sugjeruar se ai mund të heq dorë prej saj.
“Askush nuk mund të parashikojë se çfarë vendimet (Trump) do marrë”, ka thënë Kerry më 5 janar, por Shtetet e Bashkuara ka pasur vetëm “zgjedhje shumë të këqija” të një Irani me armë bërthamore apo një konflikt në Lindje të Mesme, para se marrëveshja të nënshkruhej, vitin e kaluar.
Marrëveshja kërkon nga Irani që të frenojë ambiciet e saj bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.
“Që të jemi shumë të qartë, ndërprerja e marrëveshjes tani do të na linte me ato zgjedhje shumë të këqija”, ka thënë Kerry, transmeton Evropa e Lirë.
Teherani tani ka vetëm 300 kilogramë të uraniumit të pasuruar, që është shumë më pak se sa 12 mijë kg që i kishte më parë, ka thënë më tej ai.
Marrëveshja në fakt ia ka bllokuar çdo mënyrë Iranit që të ndërtojë armë bërthamore”, ka thënë Kerry.