Telegrafi

Kerry e Lavrov diskutojnë krizat në botë

Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se të dy kryediplomatët kanë folur me telefon për 30 minuta.

Lidhur me Sirinë, Washingtoni dhe Moska kanë mendime të ndryshme, derisa Rusia mbështet presidentin Bashar al-Assad dhe Washingtoni kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij, transmeton Rel.

Një panel i OKB-së do ta lëshojë të hënën një raport mbi situatën më të re të të drejtave të njeriut në Siri.

Pak ditë më parë, Kerry tha se shifra e të vdekurve nga konflikti atje, mund të jetë 90 mijë persona.

Mbi Korenë e Veriut, të dy diplomatët janë pajtuar se duhet një bashkëpunim më i afërt për të dhënë “një përgjigje të shpejtë” pas provës së tretë bërthamore të Phenianit, me të cilën shkeli rezolutat e OKB-së. /Telegrafi/