Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha sot se qeveria e Presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka kryer masakër në Aleppo, që mund të bëhet një Srebrenicë e re.
Ndërsa i dërguari i OKB-së për Sirinë, paralajmëroi se qyteti sirian Idlib, ku u strehuan rebelët dhe familjet e tyre, mund të bëhet një Aleppo re, transmeton KosovaPress.
Alepo është duke përjetuar ditët më të vështira të saj, forcat qeveritare po kryejnë vrasje masive pa dallim moshe e gjinie të civilëve dhe rebelëve, plagosje, ndërsa sipas shumë dëshmitarëve, janë kryer edhe përdhunime ndaj femrave siriane.
Fajtorët kryesorë të kësaj katastrofe humanitar dhe tragjedie njerëzore që po ndodh në Aleppo janë regjimi sirian i Bashar Al Assadit dhe atij rus, Vladimir Putin.