Site icon Telegrafi

Kerry dhe Lavrov nuk arrin marrëveshje për armëpushim në Aleppo

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergei Lavrov, kanë përfunduar sonte bisedimet në Gjermani, pa mundur të arrin një marrëveshje për përfundimin e luftimeve në Aleppo dhe evakuimin e civilëve dhe rebelëve nga qyteti.

Deri sa Bashar al-Assad ka vazhduar ofensivën ushtarake ndaj qytetit i përkrahur edhe nga forcat ruse, popullata civile ka kërkuar 5 ditë armëpushim për t’u tërhequr nga qyteti, por këtë e kanë kundërshtuar Rusia dhe partneri i tij, Assad.

Assad ka njoftuar sot se ka rimarrë nën kontroll Aleppo dhe fitorja në këtë qytet do t’i jep fund luftës në Siri.

Exit mobile version