Telegrafi

Kerri më i dashur në Kosovë nuk mund të mos dashurohet edhe nga stilistja e njohur Diana Qerimi

Kur thuhet “kerri më i dashur në Kosovë”, sigurisht se mendja menjëherë na shkon tek Renault Captur.

Me një rekord shitjesh e me karakteristika të teknologjisë së lartë, dizajnit të bukur e hapësirave të mjaftueshme brenda, Renault Captur ka fituar zemrat e të gjithëve, duke qenë edhe vetura e re më e shitur në Kosovë.

E kjo veturë së fundmi e ka bërë për vete edhe stilisten apo dizajneren e njohur Diana Qerimi.

Diana Qerimi së fundmi ka bërë të ditur se ka e ka blerë veturën Renault Captur dhe nuk ka hezituar të shpërndajë në Instagram-in e saj edhe video-story ku shihet e kënaqur në udhëtimet që është duke i bërë me këtë veturë.