Site icon Telegrafi

Miranda Kerr kthehet nga muaji i mjaltit, reklamon unazën nga diamanti në pasarela   

Ajo u martua më 27 maj, por duket se muaji i mjaltit ka mbaruar shumë shpejt për Miranda Kerr, e cila i është rikthyer pasarelave në Los Angeles.

Bukuroshja australiane 34-vjeçare, e cila u martua me bashkëthemeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, 27 vjeç, ka treguar unazës e saj të dasmës për herë të parë teksa është rikthyer në punë.

Lexo po ashtu Martohet Miranda Kerr (Foto)

Miranda ka pozuar për spektaklin e Moschino Resort Collection ku ka treguar unazën e saj platini me diamante.

Modelja ka shpërndarë pamjet për fansat e saj në Snapchat, gjatë përgatitjeve. Ajo dhe Spiegel bën të ditur fejesën e tyre në korrik të 2016 dhe u martuan në një ceremoni të vogël intime në Brentwood të Los Angeles.

Më herët Miranda ka qenë e martuar me aktorin britanik Orlando Bloom, me të cilin ka djalin 6-vjeçar, Flynn. Ajo dhe Bloom u ndanë në 2013.

Miranda Kerr gjatë pasarelave të modës
Exit mobile version