Telegrafi

Kërpudhat “magjike” mund të shërojnë depresionin tek të sëmurët me kancer

Në konferencën TedMed është thënë se 92 për qind e pacientëve që janë trajtuar me psilocybin (përbërësi aktiv i kërpudhës), kanë pasur reduktim të depresionit dhe ankthit.

Tek këta persona, 79 për qind e efektit, ka zgjatur për gjashtë muaj, transmeton Telegrafi.

Studiuesit që e kanë shfrytëzuar këtë kërpudhë për të ndaluar tymosjen e duhanit, kanë gjetur se është një medikament i mirë dhe natyral, në trajtimin e rasteve me kancer.

Këto kërpudha janë mjaft të vjetra, meqë përpara janë përdorur nga prijës të ndryshëm pagan, për të trajtuar sëmundje. /Telegrafi/