Telegrafi

Kern: Rivendosja e dënimit me vdekje do t’u japë fund bisedimeve Turqi-BE

Kancelari austriak, Kristian Kern deklaroi se nëse Turqia rivendos dënimin me vdekje, atëherë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duhet të përfundojnë automatikisht.

”Nëse rivendoset dënimi me vdekje, atëherë Turqia po e vendos veten jashtë konsensusit të vlerave”, deklaroi Kern.

”Kjo nënkupton që bisedimet e anëtarësimit do të jenë të detyruara të përfundojnë”, theksoi ai.

”E gjithë struktura e bashkëpunimit mes BE-së dhe Turqisë ka nevojë të ridimensionohet, përfshirë marrëveshjen për refugjatët”, shtoi Kern.