Kancelari austriak, Kristian Kern deklaroi se nëse Turqia rivendos dënimin me vdekje, atëherë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian duhet të përfundojnë automatikisht.
”Nëse rivendoset dënimi me vdekje, atëherë Turqia po e vendos veten jashtë konsensusit të vlerave”, deklaroi Kern.
”Kjo nënkupton që bisedimet e anëtarësimit do të jenë të detyruara të përfundojnë”, theksoi ai.
”E gjithë struktura e bashkëpunimit mes BE-së dhe Turqisë ka nevojë të ridimensionohet, përfshirë marrëveshjen për refugjatët”, shtoi Kern.