Site icon Telegrafi

Kërmijtë në fytyrë si tentim për Guinness

Fin Keheler nga Sandy në Utah ka qëndruar ulur në rehati derisa dhjetëra kërmij i kanë rrëshqitur nëpër fytyrë duke lënë pas vetes gjurmët e lëngshme, e më pas dëshmitë për tentimin e tij ua ka dërguar Librit të rekordeve Guinness.

Në faqen e Guinness shkruan se më së shumti kërmij në fytyrë, tetë, në fytyrën e dikujt kanë qenë në vitin 2007, dhe se në të kishin qëndruar dhjetë sekonda.

Fin ka qëndruar në karrige për luhatje, derisa ndihmësit e tij në fytyrë i kishin vendosur kërmijtë e mbledhur nga kopshtet e afërme. Ata të cilët kanë qëndruar aty më së paku dhjetë sekonda janë numëruar për rekord.

Exit mobile version