Telegrafi

Kërkuesi amator, gjeti me detektor unazën e punuar në mesjetë (Foto)

Mark Thompson nga Nottinghamshire i Anglisë, e ka gjetur një unazë ari që besohet se i përket periudhës nga shekulli pesë deri në atë të 15-të.

Stolia që kërkuesi amator e ka gjetur në zemër të Pyllit Sherwood të Robin Hoodit, pritet të shitet për afro 100 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Burri 34-vjeçar që punon si mirëmbajtës i pirunarëve që transportojnë mallra, e ka filluar këtë hobi vetëm para 18-muajsh.

“Nuk kërkova as 20 minuta, kur detektori nisi të lëshojë tinguj. Ndalova, e nxora lopatën dhe fillova të gërmoj. Pa kaluar gjatë, nxora këtë unazë”, ka shpjeguar Thompson.

Pas konsultave me njohësit e gjërave antike, ka dalë së është një unazë ari me gur safiri, e cila ka dy figura të gdhendura, ndërsa i përket periudhës së mesjetës. /Telegrafi/