Carlo Ancelotti ka qenë gjithnjë e më shumë i lidhur me pozitën e trajnerit te Brazili, pas eliminimit të tyre nga Kampionati Botëror, por trajneri i Real Madridit tani ka bërë të qarta qëllimet e tij të ardhshme për të gjithë.
Trajneri 63-vjeçar italian u rikthye te Los Blancos vitin e kaluar pas një periudhe dyvjeçare me Evertonin dhe ai menjëherë tregoi pse është një nga trajnerët më mbresëlënës në futbollin modern, duke fituar me lehtësi La Ligën në sezonin e tij të parë në krye. Fitorja e bëri Ancelottin trajnerin e parë që fitoi të gjitha pesë ligat më të mira të Evropës, duke e futur atë përgjithmonë në librat e historisë.
Brazili u eliminua nga Kroacia në çerekfinalet e Botërorit, pas gjuajtjeve të penalltive dhe trajneri Tite në mënyrë të parashikueshme dha dorëheqjen pas humbjes, duke e lënë rolin vakant. Shumë në Brazil tani po bëjnë thirrje për emërimin e një trajneri të huaj dhe një ide që ka marrë avull te Ancelotti.
Duke folur për Radio Ancho Sport në Radio Rai, Ancelotti diskutoi planet e tij për të ardhmen, duke dërguar një mesazh si për Real Madridin ashtu edhe për Brazilin.
“Çfarë më pret e ardhmja për mua, nuk e di, jetoj për ditën, tani për tani jam shumë i lumtur në Madrid, kemi shumë synime për të arritur këtë sezon, do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time”.
“Kam kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe nëse Real Madridi nuk më largon, nuk do të lëviz deri atëherë”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/
Ancelotti ct del Brasile? L'allenatore: "Se il Real non mi manda via resto fino al 2024" https://t.co/fueG7rmYnT
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) December 19, 2022