Site icon Telegrafi

Kërkuan ndihmën e Policisë, pasi humbën rrugën nën efektin e marihuanës

Sipas Policisë në Ontario të Kanadasë, dy të rinjtë kanë qenë nën efektin e marihuanës dhe e kanë pasur të pamundur të dalin nga “mali” që ka 50 metra katrorë me drunj të lart dhe shkurre.

Megjithëse në të dy anët e parkut ka rrugë qe frekuentohet nga shumë vetura dhe në mes është një rrugicë mjaft e gjerë – që e përdorin nxënësit e shkollës – të rinjtë nuk arritën të dalin, madje nisën të bëjnë panik, transmeton Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar tre policë me qen, të cilët i kanë gjetur të rinjtë. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen përkohësisht, si masë paraprake. /Telegrafi/

 

Exit mobile version