Një vajzë e vogël kureshtare insistonte që nëna e saj t’i tregojë gjininë e foshnjës që e mbante në bark.
Dhe për t’ia shuar dilemat vogëlushes simpatike, ajo kishte marrë dy kapëse flokësh me ngjyrë vjollcë dhe të kaltër që tregonin gjininë e foshnjës, transmeton Telegrafi.
Ajo fillimisht e pyet se çfarë do të dëshironte të ishte, ndërsa përgjigja e saj ishte e menjëhershme “vajzë”, duke ia bërë me dije se dëshiron një motër.
Nëna i kërkoi t’i mbyll sytë, dhe në momentin që t’i hap do ta kuptonte gjininë varësisht nga ngjyra e kapëses së flokëve që do t’ia vente në kokë.
Dhe kur i hapi sytë dhe shikoi veten në pasqyre filloi të qaj nga zemërimi – ishte kapësja me ngjyrë të kaltër.
Ajo nuk mund të qetësohej dhe assesi nuk mund të pajtohej me faktin se do të ketë një vëlla e jo motër. /Telegrafi/