Telegrafi

Kërkon vrasës me pagesë në internet!

Në Tokio është arrestuar japonezja 36-vjeçare për shkak të kërkimit nëpërmes internetit të një personi i cili do të vriste prindërit e saj, pasi që ata i kishin kërkuar të pastroj dhomën e saj, të mbuluar me revista dhe video kaseta, kanë njoftuar mediat japoneze.

Gruaja e papunë e cila ka jetuar tek prindërit e saj ka bllokuar tri hapësira të banesës me mijëra video kaseta dhe revista, është çmendur kur prindërit i kanë kërkuar asaj të gjuaj një pjesë të gjësendeve të saj për të liruar pak hapësirë për motrën tjetër, e cila po ashtu kishte vendosur të vij të jetojë me ata.

Në inatin e saj ka publikuar një shpallje në internet në të cilën ka kërkuar një person i cili do të likuidojë prindërit e saj, pronarët e një restoranti në Tokio, mirëpo para se dikush të arrijë t’i përgjigjet shpalljes, policinë e ka lajmëruar një shfrytëzues anonim i internetit.

"Kanë kërkuar nga unë që të gjuaj pasurinë time nga fëmijëria dhe kjo më ka inatosur së tepërmi. Kam dashur që prindërit e mi të zhduken", ka pranuar ajo gjatë marrjes në pyetje nga policia, siç njoftojnë mediat vendase.