Telegrafi

Kërkon t’i bëjë xheloze femrat, Albana Osmani pozon krahas pesë “Bodybuilderëve” (Foto)

Albana Osmani konsiderohet si një ndër moderatoret më të bukura shqiptare.

Bukuroshen deri më tani nuk e kemi parë të shoqëruar me ndonjë mashkull, duke ruajtur jetën private me xhelozi të madhe.

Por, kësaj radhe Osmani ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shoqërohet me pesë meshkuj.

Në fakt, ajo ka pozuar duke buzëqeshur krahas “bodybuilderave” të njohur shqiptarë, të cilët ishin të veshur vetëm në të brendshme.

“Hë mi graaaa flisni”, ka shkruar Albana në Instagram teksa shihet tejet e lumtur duke pozuar moderatorja.

Ndryshe, Osmani për një kohë është përfol se ka shprehur simpati për këngëtarin Shpat Deda, por të cilat mbeten vetëm në suaza të thashethemeve dhe asgjë më tepër. /Telegrafi/