Gruaja e njohur vetëm si Akousa, nga Gana e Afrikës, e ka blerë një pjatë me supë në një lokal ushqimor, por ka mbetur e tmerruar me atë që ka gjetur brenda.
Pasi e ka pirë afro gjysmën e masës, asaj i ka dalë një copë mishi që ka formën e ngjashme me organin gjenital të meshkujve, transmeton Telegrafi.
Nga frika se vërtetë mund të jetë një gjë e tillë, ajo po kërkon t’i bëhet ADN-ja, që të vërtetohet nëse i përket njeriut apo kafshës.
“Ka pamje të ngjashme me atë të organit riprodhues,. Nuk e di çfarë mund të jetë tjetër. Jam e frikësuar për shëndetin tim, megjithëse ende nuk kam ndonjë problem”, ka thënë Akousa për rastin.
Pronarët e lokalit ku është shitur supa tradicionale afrikane, kanë hedhur poshtë pretendimet se mund të jetë diçka e tillë. Në anën tjetër, zyrtarët policorë e kanë refuzuar dërgimin në laborator, duke thënë se kjo nuk është kompetencë e tyre. /Telegrafi/