int(1) Kërkon ta fshijnë nga Libri i rekordeve Guinness - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Kërkon ta fshijnë nga Libri i rekordeve Guinness

Riches pohon se në librin Guinness publikohen të dhëna të pasakta për numrin e padive të cilat i ka parashtruar, derisa pohon se deri më tani ka bërë mbi 4.000.

"Me dorën time të djathtë kam shkruar aq padi deri më tani, kam artrit në gishta, nyje të vdekura dhe gishtërinj të shtrembëruar", ka shkruar Riches në padinë e fundit.

Përveç kësaj, amerikani vlerëson se në Librin e rekordeve Guinnes nuk kanë të drejtë të publikojnë asnjë padi të tij, sepse bëhet fjalë për “vepra autoriale, nga të cilat disa janë vepra arti".

Disa prej atyre më interesante gjithsesi janë ato kundër ish presidentit amerikan George W. Bush, piratëve somalezë, Britney Spears, Google, derisa ka edhe kundër Platonit, Nostradamusit dhe Kullës së Ajfelit.

Jonathan aktualisht është duke shërbyer dënimin me burg për mashtrim në Oklahoma City, derisa kur të del në liri, planifikon që të hap një zyre në të cilën njerëzve do t’u jep këshilla se si të parashtrojnë padi pa ndihmën e avokatëve.

Exit mobile version