Site icon Telegrafi

Kërkon shkurorëzim, burri ia prenë gruas gjuhën me gërshërë në Pakistan

Policia pakistaneze ka arrestuar një burrë, pasi i preu gruas gjuhën me gërshërë vetëm pse ajo i kërkoi shkurorëzim.

Gruaja ishte arratisur nga Mustafabad fshat në Pindi Bhattian, por arratisja e saj nuk zgjati shumë pasi të nesërmen bashkëshorti e zuri dhe ia preu gjuhën me gërshërë, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht e kishte rrahur brutalisht, e kur dëgjoi nga goja e saj se kishte kërkuar shkurorëzim ia kishte prerë gjuhën me gërshërë. Sipas babait të viktimës, burri dëshironte ta mbyste bijën e tij dhe të largohej nga vendi i ngjarjes pa e lënë as edhe një gjurmë.

Megjithatë ishin familjarët që e shpëtuan në momentet e fundit dhe e dërguan me urgjencë në spital për tretman. E policia pakistaneze ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar, dhe se gërshërët me të cilat kreu aktin e shëmtuar janë gjetur në pallton që e kishte veshur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version