Bashkimi Evropian e mirëpret zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka thënë se zgjedhja e kryetarit paraqet hapin e parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor.
“Bashkimi Evropian i kërkon shumicës së re parlamentare që të formojë sa më parë Qeverinë e re në mënyrë që të ecet përpara me reformat e nevojshme dhe urgjente për përparimin e Kosovës në agjendën e anëtarësimit të saj në BE”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq, transmeton REL.
Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka kërkuar që Kosova t’i formoj sa më shpejt institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit si dhe të formojë një Qeveri pro-Evropiane.