Telegrafi

Kërkon një milion dollarë të shfaqet në serinë e Kardashian

Ylli amerikan, Blac Chyna, e cila është në lidhje me Robert Kardashian, është e gatshme të paraqitet në shoun real televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, me kusht që producentët t’i paguajnë honorar prej një milion dollarësh.

“Blac Chyna dëshiron të nisë karrierë televizive dhe mendon se shou real ‘Keeping Up with the Kardashians’ është një shans shumë i mirë”.

“Ajo është e gatshme të xhirojë skena me Robertin, por ende nuk ka arritur marrëveshje me producentët”.

“Në listën e kërkesave të saj ndodhet edhe vlera e honorarit, por edhe kushti që të mos xhirojë skena me Kylien dhe Tygan”, ka thënë një burim për TMZ.

Pos që është e dashura e re e Robert Kardashian, Blac Chyna ka qenë edhe e fejuara e reperit Tyga, i cili aktualisht është në lidhje me Kylie Jenner. Madje Chyna dhe Tyga kanë edhe një fëmijë së bashku. /Telegrafi/