Site icon Telegrafi

Kërkon ndihmë sepse burri nuk dëshiron të darkojë

Prokuroria në Kerrvill është duke e shqyrtuar rastin e kësaj gruaje, e cila në numrin 911 është ankuar sa herë që bashkëshorti i saj nuk dëshironte të darkonte, apo për gjëra edhe më bizare.

Në një raport policor thuhet se gruaja 53-vjeçe kishte thirrur në numrin e emergjencës, duke u shpjeguar punëtorëve kujdestarë për gjërat që kishin ndodhur në bashkëshortësinë e saj gjatë javëve të kaluara.

Thirrjet e shpeshta, sikur edhe bërtitma në telefon, megjithatë kanë ndikuar që policia të intervenonte. Kur kishin ardhur në vendin e ngjarjes, ata kishin kuptuar se e gjithë rrëmuja ishte krijuar sepse bashkëshorti i saj nuk dëshironte të darkonte.

Gjatë gjashtë muajve të kaluar kjo grua ka thirrur në shërbimin 911 rreth 30 herë dhe shumë shpesh pa arsye. Njëherë kishte thirrur sepse nuk mund t’i gjente rrobat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version