Telegrafi

Kërkon krushqi nëpërmes shpalljes

"Do të kam dasmë të madhe me 150 të ftuar. I dashuri im ka familje të madhe të cilën do ta thërras. Për fatin tim të keq, familja ime është në Ukrainë dhe askush nuk mund të vjen, pos babait dhe nënës. Më nevojiten 30 krushq të ftuar për tu paraqitur në martesën kishtare, e të gjithë do të mund të vijnë edhe në dasëm", shkruan në shpalljen e publikuar në faqen e portalit gumtree.com.

"Kjo përfshin ushqimin dhe vallëzimin, e do të mund të ishte mundësi edhe të relaksoheni dhe kënaqeni", thuhet në tekstin, në të cilin në passhkrim shkruan se nuses, e cila martohet në Londër, i nevojiten edhe shoqëruese të nuses.