Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për dosjen e Xibrakës.
Mos marrja e një përgjigje nga Kuvendi, e ka acaruar Bardhin, i cili ka pasur një përplasje me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Sipas tij, Nikolla ka refuzuar kërkesën sepse ka frikë nga Rama.
“Nuk kam nevojë për porosi, se kam rregulloren”, tha Nikolla, më pas pati një reflektim nga kryearlamentarja dhe e la Bardhin që të parashtronte kërkesën e tij.
Ai pati dhe një debat me një nga socialistët, të cilën i kërkoi që të “mbyllte gojën”.
“A ka mundësi që ta mbyllësh gojën, gore, do të të durojmë ty që me mëngjes”, u shpreh Bardhi.