Site icon Telegrafi

Kërkon divorc për shkak të horoskopit

Ndikimi i yjeve, sipas tij, është arsyeja e vetme pse ai ka kërkuar divorc nga bashkëshortja në Gjykatën e Savones, në veri-perëndim të Italisë, bën të ditur gazeta lokale “Sekolo XIX”.

Burri i pakënaqur ka thënë se, bashkëshortja e tij ishte në gjendje të mbyllej gjithë ditën në shtëpi, bashkë me fëmijët, nëse horoskopi nuk parashikonte ditë të mirë për të.

"Kemi jetuar në varësi prej pozitës së yjeve", ka thënë ai, duke shtuar se, “fillimisht bëhej fjalë për një pasion, që dikur ishte shndërruar në opsesion”.

Avokati i bashkëshortes së tij ndërkaq, ka thënë se horoskopi nuk ka ndikuar asnjëherë në sjelljen e vendimeve të rëndësishme në familje, sikur as në rritjen e fëmijëve.

Exit mobile version