Site icon Telegrafi

Kërkon dëmshpërblim për lidhjen e dështuar

Mashkulli nga Chongqing është dënuar me katër vjet burg pasi që ka zhvatur para nga gruaja e cila ka dëshiruar të ndërpres lidhjen e tyre të dashurisë.

Ky 39-vjeçar, me mbiemrin He, ka qenë i papunë kur e ka njohur gruan e cila jetonte me vajzën e saj. Ata dy ishin afruar dhe mashkulli ishte zhvendosur në banesën e tyre. Pas njëzet ditësh bashkëjetese gruaja e ka kuptuar se kishte gjetur njeriun e gabuar, dhe kishte vendosur t’i jep fund marrëdhënies së tyre. Mirëpo, ai si kompensim për “zemrën e thyer” kishte kërkuar 15.000 juan (rreth 1.570 euro).

He kishte kërcënuar se do ta vras atë dhe familjen e saj nëse nuk do t’ia paguante shumën e kërkuar të parave. Gruaja e kishte paguar ish dashnorin e saj, rastin e kishte lajmëruar në polici, dhe në fund tregimi ka përfundim të lumtur.

Exit mobile version