Nëna e ardhshme Raluca Dionescu nga qyteti Iasi thotë se secili prej të burgosurve që ajo ka takuar derisa po punonte me gjysmë orari në burg mund të jetë babai.
Të burgosurit, në mes të moshave 24 e 35 vjeç, do të duhet të bëjnë testet e gjakut dhe të ADN-së.
Dionescu, e cila ishte e punësuar si pastruese në burgun afër qytetit Iasi, ka pranuar se ajo është lëshuar në marrëdhënie të nxehta seksuale më të burgosurit në dhomën e lavanderisë së burgut.
"Nuk mund t’u rezistoja disa prej burrave. Unë nuk i shihja si kriminelë apo krimet e tyre që ata kishin bërë”, ka thënë ajo.
"Ajo që dua të di tani është se cili prej tyre është babai i fëmijës së tij. Nuk e di çfarë do të ndodhë më pas, nëse unë, apo edhe babai, do të duam të rrisim fëmijën bashkë”, ka shtuar ajo.