Telegrafi

I kërkojnë taksistit anglez t’i dërgojë në pompën e derivateve për të blerë birra në market, ata i vënë flakën veturës së tij (Video)

Një taksist në Angli gjatë 15 dhjetorit të vitit të kaluar po i dërgonte në një destiancion të caktuar dy persona, që i kishin vënë flakën veturës së tij në një pompë të derivateve.

Warren Hern dhe Danny Frost, kishin kërkuar atë natë nga taksisti që të ndalet në pompën e derivate që të blejnë disa birra, transmeton Telegrafi.

Dhe pasi që ishte ndalur siç kishin kërkuara ata, dyshja nuk kishin dalë për t’i blerë birrat – madje njëri prej tyre në mënyrë të dyshimtë sillej rreth veturës. Disa sekonda më vonë, ajo çfarë ka bërë ka qenë shok për taksistin.

Në një moment, Hern kishte marrë tubin nga aparati dhe kishte derdh një sasi të konsiderueshme të benzinës në karriget e pasme të veturës. Duke parë se çfarë ndodhi, taksisti menjëherë doli me shpejtësi, por në ato momente vetura u përfshi nga flaka, kurse flakëvënësit u zhdukën nga vendi i ngjarjes.

Por, një vit më vonë, janë shqiptuar dënimet për të dy të rinjtë. Që të dy e kanë pranuar fajin për të cilin janë dënuar me mbi 5 vite burgim. Hern është dënuar me 6 vite e 4 muaj, kurse Frost me 5 muaj e 7 muaj. /Telegrafi/