Telegrafi

Kërkojnë nga Kuvendi hetimin e KEK-ut

Yll Rugova, në emër Grupit Protestues të Qytetarëve, ka thënë se kjo kërkesë vjen pas skandaleve që dolën gjithandej nëpër Kosovë, ku qytetarëve gjatë muajit janar të këtij viti faturat u erdhën me shuma të borxheve të pakuptimta dhe tejet të larta, transmeton Koha.net.

Ai theksoi se ata do të vazhdojnë nxitjen e vullnetarizmit për organizimin e protestave dhe formave të tjera për ushtrimin e presionit qytetar. /Telegrafi/