Site icon Telegrafi

Kërkojnë anëtarësimin e plotë nga serbi

Duket si e pabesueshme, por Federata e mundjes së Kosovës (FMK) me një delegacion që është dërguar në Budapest të Hungarisë, do të kërkojë anëtarësimin e plotë në FILA, ku prej pak muajsh president është serbi, Nenad Laloviç.

“Tre zyrtar nga Federata e mundjes e Kosovës: Naim Muja kryetar i FMK-së, Genc Fazlija sekretar gjeneral në FMK dhe Mustafë Syla selektor ne FMK, nga data 16-19.09.2013 do të qëndrojnë në Budapest të Hungarise ku do të mbahet Kampionatin botëror i mundjes për sendor”, thuhet në njoftimin e FMK-së.

“Zyrtaret e FMK-së gjatë qëndrimit në Budapest do të kanë takime me zyrtar të FILA-s ku do të bisedojnë për anëtarësim e plotë të FMK-s në këtë institucion, pasi që FMK tani ka status të asociuar në FILA”, thuhet në njoftim.

Në ketë botëror te mundjes do merr pjesë edhe mundësi nga Prizreni, Egzon Shala, por i cili do ti mbroj ngjyrat e Shqipërisë. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version