Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Twitter, se ditëve të fundit ka pranuar kërcënime të shumta nga disa persona që ai pretendon se janë ekstremistët serb.
Ai ka fajësuar për këtë gjë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai ka urdhëruar ekstremistët serb që të publikojnë adresën e shtëpisë së tij dhe numrin e telefonit.
“Komenti në kanalin tim më pyet se çfarë të bëj tani. Aleksandar Vuçiq u ka kërkuar hordhive të tij të publikojnë adresën time të shtëpisë dhe numrin e telefonit – Epo unë vazhdoj të jetoj si qytetar i lirë i BE-së dhe pres që institucioni i sundimit të ligjit të mbrojë lirinë time”, ka shkruar Fehlinger në Twitter.
The comment on my channel is asking me what I shall do now as @avucic has asked his hordes to publish my home address and tel number –
Well I continue to live as a Free EU citizen and expect the institution of rule of law to protect my freedom https://t.co/N3Y6TLoe6y pic.twitter.com/8tHSVDthdn— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) March 26, 2023
Pasi i publikuan adresën e shtëpisë, Fehlinger shtoi se ka filluar të shqetësohet pasi kërcënimet e dhunshme të serbëve po bëhen më shumë reale dhe shumë afër.
Në një tjetër postim ai ka thënë se nuk do të pranoj asnjë telefonatë nga numrat serb, apo numrat që nuk i ka të regjistruar, shkruan Telegrafi.
“Dëshiroj të informoj publikun se nuk do të marr asnjë telefonatë nga numrat serb apo asnjë telefonatë për një numër që nuk jam regjistruar deri më tani – ju lutem më dërgoni e-mail nëse dëshironi të më kontaktoni”
I want to inform the public that I will not take any calls from Serb numbers or any call for a number I have not registered up to now – please send me e-mail 📧 if you want to contact me
— Gunther Fehlinger (@GunterFehlinger) March 26, 2023
Tutje ai shton se disa porosi online që janë bërë, nuk i ka bërë ai por siç shprehet “shërbimi sekret serb”.
“Dua të informoj publikun se nuk kam porositur asnjë mall apo shërbim online dhe nuk do ta bëj këtë në të ardhmen dhe të gjitha porositë e bëra me e-mail ose numrin tim të telefonit nuk janë bërë nga unë por nga shërbimi sekret serb. Dërgoni faturën te Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Fehlinger.
Fehlinger ka përmendur se i kanë dërguar edhe fotografi me përmbajtje të rëndë, derisa ka shtuar se nuk do i bëjë publike por do i ruaj si prova për hetim nga ana e policisë.
Kërcënimet sipas austriakut kanë ardhur si rezultat i një deklarate të tij të bërë me rastin e 24 marsit bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ku ai kërkoi nga Serbia që të kërkoj falje për gjenocidin që ka kryer ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/