Telegrafi

“Kërkoj bashkëbanuese tërheqëse e cila zien dhe pastron

Masat disiplinore i janë shqiptuar të punësuarit të një kompanie financiare britanike, i cili brenda firmës ka kërkuar “bashkëbanuese tërheqëse e cila zien dhe pastron”, e cila në këmbim do të merrte një dhomë për përdorim në banesën e tij.

Edhe pse ka kërkesa të mëdha kur bëhet fjalë për pamjen e bashkëbanueses së tij, 30-vjeçari Paul Elley nuk zgjedh aq shumë kur bëhet fjalë për aftësitë e përgatitjes së ushqimit. Ai do të kënaqej edhe me suxhuk e pire.

Bashkëbanuesja e tij do të mund të shikonte televizion kur të donte (natyrisht, pas kryerjes së punëve) dhe do të mund të pranonte mysafirë (natyrisht, jo meshkuj).

12 vajzat të cilat e kanë marrë këtë e-mail janë ankuar në drejtori, e për këtë rast shpejt e ka marrë vesh tërë Britania e Madhe, e besa edhe më gjerë.

Edhe pse Elley dhe kolegët e tij kanë pohuar se bëhej fjalë për shaka, për zonjat të cilat kanë pranuar atë e-mail nuk ka qenë aspak qesharake, e as drejtorisë e cila e ka dënuar shakaxhiun.